Del sot përpara gjykatës 21 vjecari i arrestuar në SHBA për rrjedhjen e dokumenteve secrete ushtarake të Pentagonit të lidhura me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera madhore të sigurisë kombëtare amerikane. Veprimi i Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare te Masachusetsit ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur sekretet sensitive.