Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha”. Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës gjatë orës së mësimit. Pre e sulmit nga nxënesi i saj ra Majlinda Palushi e cila prej vitesh jep lëndën e matematikës në këtë gjimnaz.