Top Channel/ Nuredin Dumani “fundos” Nasip Naçon: Pagova për të dalë nga burgu!
14/01/2025 19:39

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani vazhdon rrëfenjën gjyqësore duke ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm të SPAK, ku dhe tregoi skemën se si u lirua. Përmes procedurave fiktive sikur kishte problem shëndetësore Dumani mundi të lirohej përballë një pagese prej 40 mijë euro. Për këtë episod, i penduari gjatë pesë orëve proces gjyqësor me dyer të mbyllura, Dumani identifikoi mes personave që e liruan ish drejtorin e Spitalit të burgut, i cili siç e përshkroi dëshmitari i drejtësisë është dhëndri i vëllait të Nasip Naços, në atë kohë ministër drejtësie. Dumani ishte kartelizuar si një i sëmurë në prag të vdekjes dhe ky dokument I mjekëve ligjore sipas kësaj skeme ju dorëzua gjykatës e cila vendosi lirimin e menjëhershëm të tij. Dëshmitari i drejtësisë tha që Erjon Alibeaj i kishte dhënë një listë me emrat e dhjetë shtetasve, për të cilët kërkonte vrasjen e tyre, sepse kishte zbuluar që ishin implikuar në masakrën e Bradasheshit ku u eliminua edhe i vëllai. Dumani. Dumani tha se në krye të listës qëndronte Talo Cela dhe Emiliano Ramazani e më pas Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Gentian Sharra, Besmir Haxhia dhe Dorjan Shkoza. E ndërsa theksoi se shënjestra e atentatit ishte shtetasi Besmir Haxhia për shënjestrën e dytë e konsideroi si një viktimë rastësore që e konstatuan në makinë dhe duhej vrarë me doemos, pasi e kërkonte të vrarë Erjon Alibeaj edhe ky një bashkëpunëtor drejtësie. “Për lëvizjet e shënjestrës tjetër Emiliano Ramazanit I penduari tregoi se ishte aktivizuar si spiune një instruktore palestre që sinjalizonte Erjon Alibeajn me telefon fiks. Alibeaj kontaktonte me SKY me të tjerët që kryen vrasjen e tij sapo mbaroi stërvitjen”, shpjegon i penduari.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15