Top Channel/ Numër rekord dronësh, Rusia sulmon 17 rajone të Ukrainës! Goditen banesa…
26/11/2024 22:41

Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajoneve të Ukrainës. Zyrtarët e forcave ajrore ukrainase deklaruan se ky zhvillim shënoi një rekord për nga numri i dronëve të përdorur në një sulm të vetëm. Shumica e dronëve u interceptuan, por të tjerë dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë thelbësore, si rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Alarmet për sulme ajrore gjatë natës në rajonin e Kievit zgjatën më shumë se shtatë orë. Rusia po përpiqet të dobësojë vullnetin e banorëve civilë për të rezistuar pas rreth 3 vitesh luftë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se forcat e saj shkatërruan 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën. Që nga mesi i këtij viti Rusia ka goditur zonat civile të Ukrainës me sulme gjithnjë e më të rënda me dronë, raketa e bomba. Moska ka ruajtur kryesisht epërsinë në fushën e betejës dhe ka shënuar përparime të rëndësishme taktike në rajonin lindor të Donetskut, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë. Megjithatë sipas grupit të ekspertëve mbrojtja e Ukrainës në këtë rajon nuk rrezikon të thyhet. Ata vunë në dukje se Rusisë do t’i duhej të kapte më shumë se 8,000 kilometra katrorë territor, për të arritur qëllimin e Kremlinit për të kapur të gjithë Donetskun. Ukraina përballet me një dimër të vështirë, me pasiguri mbi furnizimin me energji elektrike mes sulmeve ruse në vazhdim e mbi mbështetjen amerikane pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39