Top Channel/ Nuk ulet në një tryezë me Vucic, Kurti refuzon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit!
29/04/2021 12:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk merr merr pjesë në takimin e 11 majit të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri nga Brukseli ku po qëndron për vizitë dy ditore dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë të BE-së."Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t'ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, tha Kurti. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më 26 prill, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Serbisë Aleksander Vucic, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë më 11 maj. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, u shpreh se ai s'ka problem nëse Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel. "Jam ftuar për këtë takim dhe do të shkojë në dialog më 11 maj nëse do të mbahet. Nëse thonë se nuk mbahet, edhe më mirë, do të bëjë diçka të mirë në vend të kësaj e do të kem më pak probleme atë ditë”, citohet të ketë thënë ai.

Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52