Samiti për Demokracinë, i organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, la shumë shtete jashtë listës së të ftuarve, duke shkaktuar jo pak pakënaqësi. Kosova ishte një prej tyre. Një zyrtar i lartë amerikan, i përfshirë në planifikimin e samitit, tha për Reuters, se ftesat u janë dërguar vendeve që kanë përvoja të ndryshme me demokracinë, dhe nuk ka të bëjë me etiketimin e një vendi nëse është demokratik apo jo.