Mesazhet e ngushëllimit për largimin nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë vërshuar në orët që pasuan lajmin e shuarjës së tij, pas një lëngimi disa javor. Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e në Konferencën Jubilare të 95 vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në vendin tone, me përcjelljen e ngushëllimeve për njeriun i cili do të kujtohet për kontributin e madh të dhënë ringjalljes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të ndaluar nga regjimi komunist në vend.