Është mbledhur këtë të martë komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Por që në nisje të këtij komisioni, palët politike janë përplasur, pasi kryetarja Alban Vokshi deklaroi se PS ka bojkotuar dhe braktisur mbledhjet. “ Nuk e di cilit nen i referoheni që unë duhet të pyes sekretarin për të thirrur mbledhje. Kam zbatuar ligjin që e keni hartuar vetë. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren”, tha Vokshi