Zjarret që kanë ‘mbërthyer’ pyjet e Vlorës, ditët e fundit, kanë djegur dhjetëra hektar pyje dhe shkurre. Prej orëve te para te ditës, në fshatin Tragjas të Vlorës, 10 forca zjarrfikëse po punojnë për të neutralizuar flakët , por situata rëndohet për shkak të erës që fryn në zonë. Terreni i vështirë e bënë të pamundur ndërhyrjen për fikjen me ujë, ndaj punonjësit po mundohen ta fikin me mjete rrethanore.