Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04/2026 23:21

Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas shumë lot dhe analizë. Në Varshavë, Shqipëria preku kufijtë e historisë, por u ndal nga detajet. Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. Sot, mes stërvitjeve te Partizani dhe ankthit për situatën në Iran ku aktivizohet me Esteghlalin, Asani thyen heshtjen, në këtë intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa. Për shumëkënd, Shqipëria luajti si e barabartë, por rezultati në tabelë nuk e pasqyroi atë që u dha në fushë. Asani tregon se si u përjetua brenda grupit ai moment ku fati na ktheu shpinën. “Me thënë të drejtën ka qenë në përgjithësi një rrugëtim i mirë, pasi kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Në Poloni ne patëm rastet tona për të bërë golin e dytë por në futboll siç i thonë asaj shprehje, po nuk shënove do e pësosh. Kur je në tribunë e sheh ndryshe, Bajrami bëri çdo gjë shumë mirë, por ndonjëherë nuk shkon topi në portë, nuk ke fat. Ai është i mërzitur shumë, kishte shansin të bënte golin e dytë, por nuk ka qenë e shkruar”, Jasar Asani, futbollist i Kombëtares. Edhe pse qëndrimi në tribunë mund të krijonte hatërmbetje, Jasir Asani tregon pjekuri profesionale duke vlerësuar punën e teknikut brazilian dhe unitetin e skuadrës, pavarësisht zgjedhjeve teknike. “Kush nuk ka qejf me qenë në fushë, unë mund të isha pak i mërzitur sepse edhe mund të luaja, por për atë vend trajneri vendos. Unë i jam shumë falënderues Sylvinhos sepse ai më solli në kombëtare. Ai që kur ka ardhur ka bërë një punë të jashtëzakonshme, u kualifikuam në Europian, tani ishim shumë afër play-off-it dhe merita i shkon atij. Grupin e ka pasur gjithmonë me vete dhe e ka”, shton ai. Larg fushës së blertë të kombëtares, jeta e Asanit është ndërlikuar nga situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme. I bllokuar në Tiranë, ai tregon vështirësitë e komunikimit me klubin e tij dhe pasigurinë e kontratës në një vend në luftë. “Kontakte kam me lojtarët dhe klubin, por shumë pak sepse ata nuk kanë internet gjithë ditën, kanë vetëm 3-4 orë. Ishalla sa më shpejt vjen paqja. Ata nuk duan që të iki, më duan aty, por mbetet për t’u parë se sa duhet të pres sepse kështu pa stërvitje është shumë e vështirë. Rroga vazhdon, por është problem se s’ke si me e marrë rrogën se atje është luftë. Atje nuk funksionon tani asgjë”, theksoi ai. Në këtë periudhë pritjeje, sulmuesi i është rikthyer rrënjëve në Shqipëri. Stërvitja me Partizanin nuk është vetëm çështje forme, por një nevojë shpirtërore për t’u ndjerë sërish pjesë e një familjeje. “Normal ajo është shtëpia ime, në Shqipëri e kam thënë vetëm Partizani. Stërvitja te Partizani është një ambient që e njoh, këtu kam dalë kampion dhe ndihem shumë mirë. Ishalla del Partizani kampion, por duhet me i marrë ndeshjet një nga një, sidomos me ndeshjet e vogla se janë ato që ta humbin kampionatin”, përfundoi Asani. Për Jasir Asanin, kjo pranverë e vitit 2026 nuk ngjan me asnjë tjetër. Mes nostalgjisë për atë gol që nuk erdhi në Varshavë dhe shpresës për t’u rikthyer në fushë diku ku ka paqe, ai mbetet i fokusuar. Siç thotë edhe vetë: Futbolli ka dhe të mirat dhe të këqijat që duhet t’i mbash vetë përsipër. Tani, i mbetet kohës të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës i “mëngjarashit” të kuqezi.

Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04 23:21
Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14