Top Channel/ Nuk lënë pas rivalitetin! Joe Biden në Florida, nuk do të takohet me guvernatorin DeSantis
02/09/2023 19:46

Presidenti Joe Biden do të vëzhgojë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, për tu garantuar mbështetje personave të prekur nga stuhia, por në vizitën e tij në Florida ai nuk do të takojë guvernatorin republikan Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president. Teksa u pyet nga gazetarët lideri i SHBA-së i prerë tha se ai nuk do të jetë atje, e më pas u largua së bashku me bashkëshorten e tij nga Shtëpia e Bardhë. Përfaqësuesit e DeSantis deklaruan se mes tyre nuk është planifikuar asnjë takim, teksa qëllimi i tyre është të ndihmojnë dhe përmirësojnë situatën e pasojave të uraganit. Biden dhe DeSantis kanë biseduar rregullisht gjatë gjithë javës lidhur me stuhinë, që goditi rajonin Big Bend të Floridës, me erëra që arritën shpejtësinë e rreth 200 kilometrave në orë. Të mërkurën presidenti tha se gjatë bisedave të tyre ata e kishin lënë jashtë politikën. “Mendoj se ai i beson gjykimit tim dhe dëshirës time për të ndihmuar", është shprehur presidenti amerikan. Por pavarësisht këtyre deklaratave, ata nuk do të vijojnë një tur së bashku për të vëzhguar të gjitha dëmet dhe kompensimin e banorëve vendas. Në analizat e bëra thuhet se gara presidenciale brenda kampit republikan po intensifikohet DeSantis mund të mos dëshirojë të fotografohet me Biden, teksa inspektojnë nga afër situatën. Pamjet: AFP

Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
Top News – Turqia ‘pushton’ Qipron / Dërgon F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në veri
09/03 11:58
Top Channel/ Trump: “Djali i Khameneit s`do ta ketë të gjatë”, Kina: “Mos e prekni, sepse…”!
09/03 11:56
Top Channel/ Lufta në Iran, valë e re emigracionin drejt Europës? Mblidhen ministrat e BE-së!
09/03 11:23
Top Channel/ Cmendet nafta, mbi 100 dollarë për fuçi-Trump: Cmim fare i vogël për paqen globale!
09/03 11:17
Top News – ‘Khamenei i ri nuk e ka të gjatë’. Trump i pakënaqur me liderin suprem të Iranit
09/03 10:29
Top News – 120 dollarë për fuçi. Lufta fluturon çmimin e naftës në tregjet botërore
09/03 09:39
Top Channel/“Irani, tigër prej letre”.Zgjedhja e liderit të ri suprem, Trump:Nuk e ka të gjatë as ai
08/03 22:26
Top Channel/ Dezinformimi si armë lufte, “ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet
08/03 19:36
Top News – Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë Iranin / Izraeli: Goditën një fabrikë shkripëzimi
08/03 19:30
Top News – Dronët që goditën Qipron, teknologji ruse / Kremlini paralajmëron se nuk është neutral
08/03 18:50
Top Channel/ Trump “shënjestron” Kubën: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund
08/03 15:27
Top News -‘Do ndjekim çdo pasardhës të Khameneit’/ Trump: S’do mbetet gjallë askush për t’u dorëzuar
08/03 13:06
Top News – Tornadot ‘terrorizojnë’ SHBA-në / Stuhi të forta në vend, të paktën gjashtë viktima
08/03 12:52
Top News – Do rrëmbejnë uraniumin e Iranit / Forcat speciale amerikane në mision, operacion tokësor
08/03 12:18
DIGITALB DIGITALB