Një grup protestuesish u mblodhën përpara selisë së ekzekutivit malazez duke shprehur qartë kundërshtinë e tyre ndaj njoftimit të kryeministrit Dritan Abazovic se qeveria do të bëjë publike të enjten, tekstin e një marrëveshjeje me Kishën Ortodokse Serbe. “Mesazhi ynë është i qartë. Kjo marrëveshje është e dëmshme për të gjithë qytetarët e Malit të Zi”, tha për VOA-n, aktivisti it ë drejtave të njeriut, Aleksandar Sasha Zekovic.