Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Mateos dhe Edisës. Gjatë debatit, Edisa i është drejtuar Mateos duke i thënë se ajo nuk ka nevojë të shkojë në 17 emisione për të marrë vëmendje. Gjithashtu, ajo ka hedhur edhe një “kunj” ndaj Brikenës, duke u shprehur se nuk ka nevojë të zhvishet për të tërhequr vëmendje. Nga ana tjetër, Mateo i është kundërpërgjigjur Edisës duke i thënë se, kur ka hyrë në shtëpi, ajo e ka ditur shumë mirë se kë do të takonte, duke u referuar vetes së vet. Të dy banorët kanë nisur konfliktet që në prime-n e së martës, pasi Edisa pati një përplasje me Brikenën. Në atë moment, Mateo i doli në mbrojtje kësaj të fundit, pasi të dy janë në një njohje dashurie.