Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se demokratët ishin ata që hodhën themelet e institucioneve të demokracisë në Shqipëri, pas rënies së diktaturës komuniste. “Ne krijuam institucionet e demokracisë, ndërtuam shtetin ligjor dhe hapëm vendin drejt botës së lirë. Sigurisht, janë bërë edhe gabime, por kontributi i Partisë Demokratike për lirinë dhe pluralizmin është i pamohueshëm”, deklaroi Berisha gjatë aktivitetit përkujtimor.