Llogaria e hapur e Arben Ahmetajt me drejtësinë, vijon të prodhojë përplasje politike mes opozitës dhe shumicës socialiste. Kjo u pa edhe në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga ku u përcaktua kalendari punimeve të parlamentit këtë të enjte. Opozita në këtë konferencë, këmbënguli për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama por nuk ia arriti ta fusë në rendin e ditës.