Dyshja Einxhel dhe Dj Dagz prej ditësh tanimë po shijojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother. Gjatë një bisede Einxhel po i thoshte që të imagjinonte po të kishte lënë shtëpinë të martën, kur ishte në nominim me Sarën. Por, mesa duket ata ende nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin në një marrëdhënie dhe madje kanë shkëmbyer batuta se janë vetëm banorë. Edhe pasi Dj Dagz, i përmend moderatores martesën duket se kjo mbetet vetëm në kuadrin e humorit dhe dyshja vazhdon me pavendosmërinë për një lidhje të mundshme midis tyre.