Top Channel/ “Nuk je vetëm”/ Udhëheqësit evropianë mbështesin Zelenskyn pas përplasjes me Trump
01/03/2025 19:36

Aleatët evropianë të Ukrainës, që pritet të mblidhen në Londër të dielën, janë bashkuar në mbështetje të presidentit Volodymyr Zelensky, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u përplas me të gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ai mund të kthehej në Uashington kur të ishte i gatshëm për paqe me Rusinë. Të tronditur nga përplasja publike në Zyrën Ovale, pas së cilës Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pa e nënshkruar një marrëveshje për minerale me Uashingtonin, bëri që udhëheqësit evropianë t’i dilnin në mbrojtje udhëheqësit ukrainas. “Nuk je vetëm”, tha kryeministri polak, Donald Tusk. Kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, tha se ka biseduar me Trumpin dhe Zelenskyn dhe u zotua për “mbështetje të palëkundur” për Kievin. Zelensky iu ka kthyer përgjigje individualisht mesazheve në rrjetet sociale të më shumë se 30 udhëheqësve evropianë, duke iu shkruar “faleminderit për mbështetjen tuaj”. Starmer dhe Zelensky do të takohen të shtunën, ndërkaq të dielën në Londër kryeministri britanik do të jetë mikpritës i dhjetëra përfaqësuesve të shteteve evropiane. Samiti në Londër do të përqendrohet në mbështetjen për “arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha zyra e Starmerit. Ky samit po ashtu do të adresojë nevojë që Evropa të rritë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, mes frikës nëse SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për NATO-n. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është i gatshëm për bisedime për një parandalim bërthamor në të ardhmen, pas kërkesës së bërë nga fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz, që pritet të bëhet kancelar. Ndryshimi i papritur i politikës së Trumpit karshi Ukrainës ka lëkundur aleancën transatlantike. Ndërkaq, Rusia ka shprehur gëzim lidhur me atë që ka ndodhur në SHBA, duke e quajtur takimin mes dy presidentëve, një “dështim total”.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00