Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një i mitur rreth 14 -15 vjeç, së bashku me shokun e tij 14 vjeç, pasagjer ka qenë në drejtimin e një automjeti. Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.