Kreu i PD Sali Berisha edhe këtë të enjte ka mbajtur konferencën me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” në selinë e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se skandale e qeverisë Rama nuk kanë fund, duke shtuar se opozita nuk do të ndalet në misionin e saj për të luftuar korrupsionin, ndërsa paralajmëroi se protesta e radhës do jetë më e fuqishme.