Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02/2026 21:43

Gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, Rogerti tregoi mes lotësh raportin me vëllanë e tij, Xhulion. Ai u shpreh se nuk fliste me të prej katër vitesh dhe kërkoi që ta takonte gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së Big Brother. Rogerti tregoi se krisja e marrëdhënies me vëllanë e tij erdhi si pasojë e parave dhe pronave, por akulli u shkri pas një sëmundjeje të babait të tyre që i bëri bashkë. “Ka që në 2021-shin që unë nuk kam hyrje-dalje me vëllanë edhe ka qenë një moment shumë i dobët për mua. Unë nuk e kam kuptuar deri në momentin që kam hyrë këtu, që më mungon jashtë mase. Në fakt ishte një sëmundje e babait tim. Ai kishte një gjëndër në veshkë dhe bëri një operacion dhe aty mendova se ishte momenti që të thyeja akullin me vëllanë tim. Ka që në 2021 që jam prishur me të, punë parash dhe punë tokash që më erdhi inat boll dhe më pas dolën gjëra të tjera. Bullizimi që unë i kam bërë kur kemi qenë të vegjël. Dolën të gjitha arsyet që unë thashë: ‘Këtij nuk do i flas më’. Që me sëmundjen e babit, as nuk doja të dija gjë për të, as që është gjallë ose vdekur. Paskan qenë disa gjëra në jetë që të afrojnë më shumë. Kur babi u sëmurë, më tha që të flas me vëllanë. Ishte këtë dhjetor që u mblodhëm për herë të parë në 4 vite e gjysmë. Unë i dhashë dorën, nuk i fola shumë. Pashë mbesën time, që në fakt nuk e kisha parë qëkur ka lindur. Këto janë momente në fakt, që me hyrjen e djalit dhe nuses time më shtuan mallin dhe them: ‘Po sikur të ishte vëllai im si surprizë, çfarë do të kisha bërë?’. I them Xhulios, sa të jem në këtë jetë, unë gjithmonë do luftoj për të. Do Zoti më dëgjon dhe kërkon që të më takojë. Sado gabime të kem bërë gjatë gjithë jetës time, i them që më mungon shumë. Kisha blerë shumë bluza të Arsenalit dhe gjëra të Arsenalit, vetëm që ta kujtoja çdo ditë. Se është një fans i çmendur i Arsenalit, unë jam me Chelsea-n. Kemi pasur konkurrencë gjithmonë në futboll. Por më vjen inat që nuk i shkova në një moment që as nuk doja t’ia dija dhe e shprehja nëpër fis që nuk më interesonte a ishte gjallë a vdekur. Babi na bëri bashkë dhe e përqafoj Xhulion. Do Zoti, nëse është e shkruar që unë të jem deri vonë këtu, bëjini një telefonatë Enxhit që të flasë me produksionin që të vijë të më takojë kurdo ë ta shohë të arsyeshme. Nuk dua të vijë vetëm, të vijë dhe me mbesën. Familja është ajo që më ka mbajtur mua. Po të mos ishte për familjen, nuk e di a do isha gjallë ose këtu. Ju përqafoj”, tha mes lotësh Rogerti.

Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52
Top Channel/ Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një…
12/03 18:40
Top Channel/ Megan Fox nuk pyet për moshën, aktorja e njohur e Hollywood ‘tërbon’ edhe ish-in e saj
11/03 22:41
Top Channel/ Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon, lëshon deklaratën e papritur për banorët
11/03 22:39
Top Channel/ Gjesti përfundon në pranga, zbulohet çfarë i ndodhi këngëtarit
11/03 21:45
Top Channel/ “Babai yt është në burg”/Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit
11/03 18:39
Top Channel/ “Nuk kam nevojë të zhvishem për vëmendje”, Edisa debaton me Mateon
10/03 20:39
Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
DIGITALB DIGITALB