Ukraina është "gjallë dhe vazhdon të rezistojë" e nuk do të dorëzohet kurrë, kështu tha Presidenti Volodymyr Zelensky, para ligjvënësve amerikanë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi rus. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën nuk ishte bamirësi, por një investim në sigurinë për të ardhmen, tha Zelensky, të cilin Biden e quajti njeriun e vitit.