I zhgënjyer dhe i zemëruar me qëndrimin e qeverisë shqiptare u shpreh nga Brukseli kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis për cështjen e Fredi Belerit të lënë në burg nga drejtësia shqiotare, të cilit së fundi edhe iu refuzua kërkesa për t`u betuar si kryebashkiak i Himarës. Konferencën për shtyp të dhënë në mbylljen e samitit të krerëve të BE-së, shefi i ekzekutivit grek e shfrytëzoi për t`i përcjellë një mesazh të prerë Tiranës zyrtare.