Një gjel i ri i artë me krahe feniksi zbukuron tashmë majën e katedrales më të famshme në botë, asaj të Notre Dame, e cila u dogj në 2019-tën. Vendosja e tij përbën një moment të rëndësishëm në restaurimin e godinës së listuar nga UNESCO, por ka edhe një simbolikë mjaft të fortë: ashtu sic rilindi feniksi nga hiri i tij, ashtu po rimëkëmbet edhe monumenti i famshëm, që pësoi dëmtime jashtëzakonisht të mëdha pas zjarrit gjigand të disa viteve më parë.