Top Channel/ Notre Dame hapet pas zjarrit: Macron viziton katedralen e rindërtuar!
29/11/2024 12:33

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në katedralen e famshme e tashmë të rindërtuar të Notre Dame së bashku me një ekip televiziv për t`i treguar botës restaurimin e plotë të saj pesë vjet e gjysmë pas shkatërrimit të saj nga zjarri. Për publikun e gjerë, katedralja hapet në 7 dhjetor: Atëherë, vizitorët do të mund të shohin nga afër përpjekjet e mëdha të bëra për ta rikthyer atë që konsiderohet si një nga monumentet më simbolike dhe më të vjetra të Parisit sa më pranë gjendjes fillestare. Pak ditë pasi bota ishte bërë dëshmitare e rrëzimit të kullës më të lartë të Notre Dame gjatë zjarrit të prillit 2019, Macron qe shprehur se Katedralja do të rindërtohej brenda pesë viteve. "Unë po ju them solemnisht sonte: kjo katedrale do të rindërtohet nga ne të gjithë së bashku. Dhe ndoshta është pjesë e fatit të Francës dhe do të jetë projekti ynë për vitet në vijim. Unë jam i përkushtuar për këtë", deklaroi asokohe ai. Një përpjekje monumentale për të rikthyer madhështinë e katedrales nisi pothuajse menjëherë pas shuarjes së flakëve. Shumë francezë e pritën me lotë në sy momentin e rëndë kur flakët pushtuan dhë rrëzuan kullën e lartë të strukturës së njohur në të gjithë botën. Më rindërtimin ambicjoz u synua rikthimi i veprës historike arkitekturore katolike romake në gjendje fillestare, një vendim i mbështetur edhe nga turistët që vazhdojnë të vijnë ta shohin atë nga jashtë.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23