Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3”, me perspektivë të qëndrueshme, në raportin e saj periodik të publikuar një ditë më parë. Ministria e financave sqaron se Sipas raportit, stabiliteti makroekonomik i vendit është ruajtur edhe pas tri goditjeve të mëdha që kanë prekur ekonominë, tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike.