Teksa Shëngjini gumëzhin nga pushuesit dhe aroma e detit përzihet me zhurmën e shetitores, në një cep të saj çdo mbrëmje mund të gjeni Kristin, vajzën që la Italinë për të sjellë një copëz ëndrre në atdhe. Ajo përgatit akullore artizanale me receta të mësuara gjatë viteve që jetoi në Itali. Historia e saj filloi shumë më larg, në Amerikë, ku lindi deshira per te patur nje biznes, Por Kristi kishte vetëm një dëshirë, të kthehej dhe ta realizonte këtë ëndërr në Shqipëri, në vendin e saj. Në Itali, shumë prej miqve të saj i thoshin se shqiptarët nuk do ta kuptonin kurrë shijen e akullores artizanale. Ajo vendosi të vinte një bast me veten të provonte se shqiptarët dinë të shijojnë gjërat e mira.