Ndëshkimi i fortë amerikan me shpalljen non grata Sali Berishës bashkë me familjen, u kthye në teme diskutimi në seancën plenare në parlament. Taulant Balla numri një i grupit parlamentar socialist, një ndër kritikët dhe akuzuesit e fortë të Sali Berishës, preferoi të priste seancën e parë të parlamentit të ri në Shtator, për duelin e radhës me ish kryeministrin, e padëshiruar nga amerikanët.