Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ata që kryetari Lulzim Basha të lirojë zyrën e tij. Mësohet se ky grup deputetësh do të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.