Edhe pse u përjashtua nga seanca plenare, Flamur Noka nuk është larguar nga Kuvendi dhe ka vijuar të flasë nga vendi apo të bllokojë foltoren. Ndërsa fjalën e kishte marrë ministri Ulsi Manja, ai i ka shkuar atij afër vendit duke replikuar dhe duke hedhur akuza, që nuk dëgjohen qartë pasi Noka është pa mikrofon.