Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për praninë e forcave amerikane, për të ndihmuar në luftën kundër bandave kriminale që po destabilizojnë sigurinë në vend. Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.