Njollat e gjakut janë në oborrin e pallatit ku jetonte Briken Sanaj, i cili u vra një natë më parë në zonën e “Kodrave të Diellit” në Tiranë. Briken Sanaj, 39-vjeç mbeti i vdekur nga një atentat I ndodhur një natë më parë te “Kodra e Diellit” në Tiranë. Pak minuta para mesnate ai është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje. Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar.