Top Channel/ Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: “Po bëjnë show, ne diplomaci serioze”!
22/09/2025 11:27

Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve kryesorë, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës. Per Washingtonin, kjo bëhet thjesht për fasadë. "Fokusi ynë mbetet tek diplomacia serioze, jo në gjeste performuese. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin që është e mundur vetëm pa Hamas", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Britania, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohën Shtetin e Palestinës të dielën. Ky ndryshim historik në raport me dekada të tëra të politikës së jashtme perëndimore shkaktoi zemërimin e menjëhershëm të Izraelit dhe kritikat e SHBA-së. Palestinezët në Rripin e Gazës së rrethuar e mirëpritën njohjen si një fitore, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua në përgjigje se një shtet palestinez nuk do të ekzistonte kurrë. Netanyahu e ka përshkruar njohjen e një shteti palestinez si një kërcënim për ekzistencën e Izraelit. Kjo do të "rrezikonte ekzistencën tonë" dhe është "një shpërblim absurd për terrorizmin", tha ai. Vende të tjera, përfshirë Francën, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se do ta njohin shtetin palestinez gjatë bisedimeve në hapjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Deri tani shtetin palestinez e kanë njohur më shumë se 140 shtete anëtare të OKB.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39