Monako dhe Belgjika i janë bashkuar Francës në njohjen zyrtare të shtetit palestinez, një hap ky të cilin Britania e Madhe, Australia, Portugalia dhe Kanadaja e kishin hedhur më parë. Por pavarësisht pritshmërive që kjo listë e njohjeve të shtohet akoma edhe më shumë, Izraeli shfaqet sfidues. Banorë të enklavës thonë se zjarri i artilerisë së shtetit hebre është intensifikuar, sulmet e dronëve ushtarakë po ashtu ndërsa tanket kanë avancuar akoma edhe më shumë në qytetin e Gazës.