Janë 5 viktimat e aksidentit tragjik në perëndim të Nju Jorkut, ku një autobus me turistë u përmbys teksa kthehej nga ujvara e famshme e Niagarës. Dëshmitarët panë automjetin të humbiste kontrollin dhe të rrokullisej afërsisht 64 km nga ujvara, e konsideruar një destinacion i rëndësishëm turistik në kufirin SHBA-Kanada. Shumica e 52 personave në bord ishin nga India, Kina dhe Filipinet. Disa u hodhën nga automjeti, dhe të tjerë mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda mjetit të dëmtuar, tha policia, që ende nuk e ka përcaktuar shkakun e aksidentit.