Top Channel/ “Njerëzit do marrin çfarë humbën”, Micotaqis, plan për të përballuar krizat klimatike
16/09/2023 23:30

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut ka prezantuar mbrëmjen e së shtunës masat strukturore dhe financiare që do të marrë qeveria për të mbështetur shoqërinë dhe të prekurit nga katastrofat që shkaktoi stuhia Daniel në zonën e Thesalisë , si dhe planin për riorganizimin e Mbrojtjes Civile, Ai ka theksuar se qeveria e tij do të kryejë një riplanifikim radikal për të ardhmen, të përshtatur për situata të vështira të ndryshimeve klimatike siç ishin këtë verë zjarret më të mëdha dhe përmbytjet më të rënda që ka përballoi ndonjëherë Greqia në historinë e saj. “Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë qytetarët në zonat e përmbytura, të mbështesim bizneset, fermerët dhe blegtorët-ka thënë ai. Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë Isha në Evros dhe Thesali. Pashë shkatërrimin dhe dëshpërimin e njerëzve përballë sulmit të natyrës. Për këtë marr dy angazhime: Së pari, që çdo gjë që kemi humbur, shteti dhe qytetarët, do ta rindërtojmë bashkë. Por ne do ta bëjmë më mirë duke shmangur gabimet e së shkuarës. Me fonde europiane dhe kombëtare që do të rikthejnë ritmin e jetës në shoqëri dhe ekonominë e zonave të prekura. Angazhimi im i dytë: Ne do të bëjmë çmos që kjo betejë e pabarabartë me krizën klimatike të mos jetë e humbur. Midis masave të shpallura Mitsotakis ka veçuar atë të sigurimit të detyrueshëm të të gjitha shtëpive dhe bizneseve për shkak të krizës klimatike dhe pasojave që ajo shkakton. Gjitjhashtu ai ka theksuar se nuk do të bëjë kurrë kompromis për stabilitetin fiskal që vendi të mos përjetojë përsëri kriza financiare duke shtuar se objektivi i suficitit primar prej 0.7% në fund të vitit është i panegociueshëm .

Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
Top Channel/ “JO-ja” në referendum, Melonin “e tradhtoi” gjenerata Z? Por sërish lidere në sondazhe!
24/03 11:25
Top Channel/ Iran “çan” mburojën raketore të Izraelit: 6 të plagosur, “tërbohet” Netanyahu!
24/03 11:24
Top Channel/ Bisedimet me Iranin, “frenon” Shtëpia e Bardhë: Situata “fluide”, s`ka takime formale!
24/03 11:23
DIGITALB DIGITALB