7 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të dielë. 5 qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve në rrugën e Arbërit në aksin Bulqizë-Maqellarë. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mendohet të kenë qenë edhe shkaqet e aksidentit. Një vitkimë është shënuar në Golem teksa një 19-vjecar ka ka humbur kontrollin mbi drejtimin mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar një 56 vjecare këmbësore e cila ëm pas ka ndërruar jetë.