Një shqiptar ndodhet mes personave të shpëtuar nga gomonia e cila u përmbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike. Fatbardha Celaj një përkthyese Shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe tregon në një intervistë për gazetarin Klodian Zhivani se ka kontaktuar me shqiptarin e identifikuar si Denisi me origjinë nga veriu i Shqipërisë.