Liderët e 44 vendeve europiane janë mbledhur në Pragë për takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, me një mesazh të qartë: Krijimin e një rendi të ri pa Rusinë. Në një kohë krizash e pasigurie si kjo që ka pllakosur kontinentin e vjetër, tentohet edhe një herë të ofrohen shpresa e garanci solidariteti dhe mbështetjeje. Shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borelli i vuri që në fillim piketat, duke tentuar të përvijojë natyrën e samitit të sotëm.