Në vitin 1961, Shefqet Hysa mbaroi shkollën e mesme për ndihmës mjek, por pasioni i tij, që do ta shoqëronte deri sot, kur është plot 87 vjeç, do të ishte mjekësia popullore. Ai studioi bimët që rriten në zonën e Dumresë dhe vetitë e tyre shëruese i vuri në ndihmë të njerëzve. Në studion e tij modeste në Belsh gjen literaturë pafund për bimët mjekësore dhe mënyrat e aplikimit të tyre.