Për një javë rresht, u sulmua nga një ari i murrme të cilit nuk i shpëtonte dot. Kafsha iu qep këmba-këmbës dhe vetëm një mesazh SOS, i shkruar në catinë e barrakës së tij arriti ta shpëtonte nga makthi disa ditor. Ngjarja ndodhi në Alaskë. Mesazhin e 50 vjecarit e panë rastësisht një grup personash që po udhëtonin me helicopter për t`iu bashkuar një ekipi shkencëtarësh në një mision për vëzhgimin e jetës së egër.