Një 29-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, efektivët e policisë arritën të zbulonin dhe sekuestronin në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, tip pistoletë me fishekë.