Situata hidrike në basenin ujëmbledhës të kaskadës së Drinit sot ka bërë që niveli i liqenit të Fierzës të shkojë në 267.46 metra. Megjithatë, liqeni i Fierzës vijon të mos prodhojë energji, me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit.