Përveç dyshimeve se përmes kriptomonedhes pastrohen para, prokuroria ka nisur hetimet për vjedhje të qytetarëve të monedhave të tyre elektronike nga hajdutët kibernetikë. Hetimet morën shkas nga një referim i policisë që bazohet në denoncimin e një qytetari të cilit iu vodhën monedhat elektronike. Në këtë wbsite, Binance .com që Top Channel investigoi ka dyshime se pasi kanë investuar në kriptomonedhë, qytetarëve të shumtë u janë boshatisur depozitat elektronike, nga persona që është mjaft e vështirë për t’u identifikuar.