Pas kërcënimeve të përshkallëzuara reciproke, ku nuk u përjashtua dhe mundësia e një konflikti ushtarak, SHBA-ja dhe Irani po tentojnë t`i zbusin tensionet dhe t`i japin një shans negociatave. Teherani njoftoi se dy palët do të zhvillojnë bisedime të premten në Oman. "I jam mirënjohës vëllezërve tanë omanezë, që kanë marrë masat e nevojshme", ka shkruar ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghtçi në platformën X.