Top Channel/ Nisin homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja në Shkodër, i jepet lamtumira e fundit
08/10/2025 15:07
Kanë nisur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.
Miq, familjarë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit që u vra në krye të detyrës dy ditë më parë në sallën e Gjykatës së Apelit.