“Zjarri në Crans-Montana u shkaktua nga një fishekzjarr i hedhur në tavanin e rremë të barit", ka deklaruar ambasadori italian në Bernë, Gianlorenzo Cornado (Xhanlorenco Kornado). Ndërsa sipas autoriteteve zvicerane, një "shpërthim i shpejtë" shkaktoi zjarrin brenda barit, por ende nuk është saktësuar se çfarë ka shpërthyer. Komandanti i policisë, Frederik Gisler, përjashtoi që kjo të jetë një vepër terroriste.