Mëngjesin e sotëm u nis drejt Tokios grupi më i madh i përfaqësueses sonë olimpike që do të marrë pjesë në Olimpiadë. Ekipi i peshëngritjes është i pari jo vetëm në parakalimin e datës 23 në ceremoninë e hapjes por edhe me pritshmëritë më të larta në këtë aktivitet. Ndërkohë, Briken Calja ka mësuar përpara nisjes se nënkampioni olimpik dhe kampioni i Evropës peshëngritësi turk, Daniar Ismailov, ka rezultuar pozitiv dhe në Europianin e shkuar atë e ngjit në vendin e dytë.