NATO-ja nisi zyrtarisht procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në radhët e aleancës më të madhe ushtarake të globit. Të 30 shtetet anëtare i firmosën protokollet që i hapin rrugës anëtarësimit të dy shteteve nordike, duke bërë që vendimi të dërgohet në kryeqendrat e saj për miratim legjislativ.