Viti i ri akademik 2021-2022 nis sot për të gjithë studentët në vendin tonë, pas më shumë se një viti mësimi online. Studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditorë duke paraqitur certifikatën e vaksinës, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose duke paraqitur një test negativ. Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha rreth gjysma e studentëve të këtij universiteti është vaksinuar.