Me të mbërritur në Elbasan atletët ukrainas kanë nisur menjëherë stërvitjen në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”. Një ekip prej 10 personash, trajnerë dhe sportistë në disiplina të ndryshme sportive, nuk kanë nguruar as nga moti me shi për të vijuar seancat e tyre normale stërvitore, për të rikuperuar edhe kohën e humbur. Për 17 vjeçaren Maria Larina, e cila ushtrohet në disiplinës e hedhjes së gjyles stërvitja është shumë e rëndësishme pasi kampionatet janë afër.